1200 familje jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike në komunën e Gjakovës

Statistikat tregojnë që në komunën e Gjakovës janë 1200 familje me gjendje të rëndë socio-ekonomike, prej tyre 250 familje jetojnë në varfëri të skajshme. Të shumta janë aksionet dhe iniciativat humane që mirren nga vullnetarët e Kryqit të Kuq dega në Gjakovë . E duke e ditur që tetori është muaji i solidaritetit kjo organizatë tradicionalisht zhvillon aktivitete për tu dal në ndihmë familjeve në nevojë. Nismave të tilla po i bashkohen edhe disa qytetarë vullnet mirë, kështu ka thënë sekretarja e organizates së kryqit të kuq në Gjakovë Fllanza Bakija- Lama.

Po ashtu në këtë muaj të solidaritetit nuk munguan as donatorët të cilët ndihmuan në krijimin e duksave të cilët të hollat e tyre do të përdoren për familjet në nevojë.

Bakija Lama theksoj se shitja e duksave do të bëhet nga vullnetarët në pjes të ndryshme të qytetit në vlerë prej 10 euro.

Read Previous

Aksionet për kontrabandë, pesë persona në kërkim nga Policia e Kosovës

Read Next

Konjufca takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu