100 ditë luftë në Ukrainë

· Forcat ruse aktualisht po pushtojnë rreth 20% të territorit të Ukrainës, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim-video në parlamentin e Luksemburgut. Vijat e frontit të betejës shtrihen në më shumë se 1,000 km tha presidenti ukrainas, duke shtuar se 100 ukrainas po vdisnin çdo ditë në lindje të vendit dhe 450-500 njerëz të tjerë plagosen.

· Rreth 60% e infrastrukturës dhe ndërtesave të banimit në Lysychansk, një nga dy qytetet në lindje ende nën kontrollin e pjesshëm të Ukrainës, janë shkatërruar nga sulmet, sipas një zyrtari lokal. Oleksandr Zaika, kreu i administratës ushtarako-civile të qytetit Lysychansk, tha se 20,000 njerëz kishin mbetur në qytet, nga një popullsi e paraluftës prej 97,000 banorësh.

· Rreth 800 njerëz, duke përfshirë fëmijë, fshihen në fabrikën kimike Azot në Sievierodonetsk, sipas Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia kishte marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Sieverodonetsk, një qytet kyç në lindje të Ukrainës që është nën bombardime intensive.

· Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ishte në kontakt me Turqinë për të gjetur një “rrugë të bashkuar” përpara për të adresuar shqetësimet e Ankarasë mbi ofertën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

· Shtëpia e Bardhë njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar zyrtarët dhe elitat e qeverisë ruse. Sanksionet u njoftuan pasi ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj SHBA-së dhe sekretarit të saj të shtetit, Antony Blinken, për një paketë të re armësh prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën.

· Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është në interesin strategjik të BE-së, por edhe “detyrën tonë morale” për të bërë të mundur që Ukraina të bashkohet me BE-në. Zelensky tha në fjalimin e tij të fundit: “Prej disa javësh, ne presim përgjigjen e Bashkimit Europian për çështjen e statusit të vendit kandidat. Ne e presim me shumë padurim.”

Burimi: Guardian

Read Previous

98 vjet nga lindja e shkrimtarit të njohur, Franz Kafka

Read Next

Ngrohja globale po i bën Alpet e bardha jeshile, zbulon studimi