​Zhytësit e FSK-së trajnohen në Pashaliman

Zhytësit e Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë kanë kryer trajnime në Pashaliman me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi shpërndau pamje nga ky trajnim duke u shprehur se aty marrin pjesë profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në Shqipëri.

“Zhytësit e Forcës Detare, profesionistët më elitarë të këtij specialiteti në vendin tonë, pas trajnimit periodik të zhytësve të Policisë së Shtetit, nisën traditën e trajnimit dhe bashkëpunimit edhe me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë trajnimit njëjavor në Pashaliman, u zhvilluan zhytje ambientuese me arritje të thellësi deri në 3-12m, kërkim me mbështetje nga gomonia, orientim me busull dhe format e kërkimit me pamje kufizuese, eliminimi i pengesave gjatë kërkimit nën ujë, etj”, ka shkruar Peleshi. /KosovaPress/

Read Previous

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person e lëndohen katër të tjerë

Read Next

Britania përballet me “krizë humanitare”, teksa rriten çmimet e energjisë