Vakuumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare, tha deputeti i Aleancës, Burim Ramadani.
Ai, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, kërkoi nga LVV-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, që të thërrasë seancën konstituive për të funksionalizuar legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe formuar institucionet e tjera.
“Vakuumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare. Pse po ikin këta njerëz? Pse kanë qëllim bllokimin e institucioneve dhe shtetit? Askush nuk po ia konteston fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit. Bindja jonë është se ajo do të jetë fitorja e fundit e tyre dhe nuk do të përsëritet më. Askush nuk po ia konteston as zgjedhjen e Kuvendit dhe as formimin e qeverisë. Këtë po e konteston vetë Kurti. Pra, po e konteston rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk kanë vullnet me zbatu rezultatin e zgjedhjeve që populli i Kosovës i ka dhënë besim”, tha ai.
Pas fjalimeve të PDK-së dhe Aleancës, deputetët e këtyre dy partive u larguan nga salla plenare e Kuvendit. /KosovaPress/