​Prishtina dhe Ballkani ballafaqohen sonte në “Fadil Vokrri”

Xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me tri ndeshje shumë interesante.

Nga ora 15 do të ballafaqohen Drenica dhe Ferizaj dhe po nga e njëjta orë do të luajnë edhe Dukagjini dhe Gjilani në Klinë, raporton KosovaPress.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet nga ora 20:00 ku do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Skuadra e Ismet Munishit ka shtatë pikë në vendin e tretë, kurse ajo e Ilir Dajës ka gjashtë pikë në vendin e katërt.

Read Previous

Unaza me 24.679 diamante futet në librin e rekordeve Guinness

Read Next

Teleskopi James Webb, zbulon mrekullitë e planetit “foshnje”, ndodhet jashtë sistemit diellor