​Në Danimarkë po zhvillohet votimi për zgjedhjet parlamentare

A man casts his ballot for the general election at a polling station in Aalborghallen, Aalborg, Denmark, November 1, 2022. Henning Bagger/Ritzau Scanpix/via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. DENMARK OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN DENMARK.

Qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare u hapën sot në Danimarkë, ku pak më shumë se 4.2 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjedhin përfaqësuesit parlamentar.

Sipas pritjeve, as e majta dhe as e djathta e qendrës nuk do të fitojnë një shumicë prej 90 vendesh në Folketing – një asamble që ka 179 vende.

Disa parti të reja shpresojnë të hyjnë në parlament, ndërsa të tjerat e shohin mbështetjen e tyre në rënie, me vlerësimin se ish-kryeministri danez Lars Loke Rasmussen, i cili u largua nga partia e tij për të formuar një të re këtë vit, mund të jetë një figurë kyçe në zgjedhje, sepse votat e tij mund të jenë të nevojshme për formimin e një qeverie të re.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha kur shpalli zgjedhjet në tetor, shtatë muaj para përfundimit të mandatit të saj katërvjeçar, se donte një qeveri të gjerë me parti nga të dyja anët e qendrës politike.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20:00, pas së cilës priten rezultatet preliminare të exit poll-ve.

Vlerësimet e rezultateve të zgjedhjeve do të shpallen dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa rezultate preliminare më të besueshme priten mes mesnatës dhe dy të mëngjesit.

Read Previous

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie, reagon Edi Rama

Read Next

KMDLNj për serbët nga veriu i Kosovës: Edhe marrin rrogë nga buxheti i Kosovës, edhe kërcënojnë