​Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 22 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë. /KosovaPress/

Read Previous

Agjencia e BE-së për klimën paralajmëron për ndryshime të shpejta në Arktik dhe valë rekord të të nxehtit detar

Read Next

​”Liria ka Emër”, sot mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së