​Liga e Kampionëve, sot përcaktohen dy ekipet e para të 1/8-ës së finales

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel klubesh Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy ndeshje shumë interesante nga të cilat edhe do të mësohen dy ekipet e para që kalojnë në 1/8-tën e finales së kësaj gare.

Vëmendja më e madhe padyshim se do të jetë në stadiumin “Anfield Road”, aty ku do të ballafaqohen Liverpooli dhe Interi në ndeshjen kthyese.

Sfida e parë e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultat 2-0 dhe kjo është arsyeja pse ata shihen si skuadra favorite për të kaluar tutje. Kjo ndeshje starton nga ora 21:00.

Ballafaqimi tjetër do të jetë ai ndërmjet

Bayernit të Munihut dhe Salsburgut në “Allianz Arena” me gjermanët që janë favoritë për të vazhduar tutje edhe pse sfida e parë e zhvilluar në Austri u mbyll me barazim 1-1. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 21:00.

Read Previous

Zyrtari rus: Nëse Perëndimi ndalon marrjen e naftës nga Rusia, çmimi do të rritet me 300 dollarë për fuçi

Read Next

Ukraina tërheq ushtarët nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë