​Laporta: Kemi besim të plotë të Xavi

E ardhmja e Xavi Hernandez tashmë është e konfirmuar. Spanjolli do të jetë në krye të Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kishte deklaruar se do të largohet sapo të përfundojë sezonin 2023/24.

Ai ka marr mbështetjen e plotë të bordit të klubit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet presidenti i Barcelonës Joao Laporta në një konferencë të përbashkët për media.

“Bordi i Drejtorëve dhe tifozët e Barcelonës kanë besim të plotë te Xavi. Ruajtja e stabilitetit të një projekti është e mirë. Filloi praktikisht vitin e kaluar dhe ne tashmë kemi fituar një Ligë dhe një Superkupë të Spanjës. Liga ishte historike, në një kohë vështirësishë maksimale Kur erdhi Xavi, ai tashmë e mori atë përgjegjësi të madhe. Është një ekip që përzien rininë dhe përvojën, dhe klubi ka nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për një referencë si Xavi në dhomat e zhveshjes. Ka pasur unanimitet në Bordin e Drejtorëve që ai të vazhdojë”, theksoi fillimisht Laporta.

I pari i Barçës ka shtuar se situata ishte mjaftë komplekse, por që fakti që Xavi është edhe tifoz i Barcelonës ishte një argument shumë i rëndësishëm.

“Xavi është një tifoz i pamohueshëm i Barcelonës. Ka qenë një situatë komplekse, por ne kemi një trajner që mendon gjithmonë për më të mirën për klubin, kështu që është një lajm i madh. Është një lajm i mirë për Barçën. Stabiliteti është një vlerë e rëndësishme në projektet që janë të suksesshme, për mua është një maksimum”, tha në fund ai. /KosovaPress/

Read Previous

BE fillon hetimin e tregut kinez të pajisjeve mjekësore

Read Next

Distria Krasniqi në gjysmëfinale, e mposht me lehtësi xhudisten kroate