​Lajçak mbërrin për takim me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e qeverisë për takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Lajçak ishte në Kosovë edhe më 15 shtator kur ishte takuar me Kurtin dhe zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai kishte thënë se ka për qëllim çuarjen përpara të procesit së dialogut Kosovë-Serbi.

/KosovaPress/

Read Previous

OKB-ja miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja kundër Rusisë

Read Next

Përleshje me thika në Itali, vdes 45-vjeçari kosovar