​FFK mban seminare kundër dukurive negative në sport

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku, ka filluar ciklin e ri të seminareve 2024/2025, ku synon ndërtimin e një kornize të fortë dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport.

Në këtë kuadër, të martën në selinë e FFK-së është mbajtur seminari i parë për këtë vit kundër dukurive negative në sport me delegatët e Superligës dhe Ligës së Parë.

Gjatë këtij seminari zyrtari për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për mënyrën e zbulimit të disa rasteve nëpër Evropë dhe Azi kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarë të klubeve, e të cilët janë identifikuar dhe janë përballur me drejtësinë.

Do theksuar se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së, të cilat janë të hartuara dhe të kategorizuar sipas grup-moshave të lojtarëve-lojtareve, zyrtarëve të klubeve dhe aspekti më specifik për zyrtarë të ndeshjeve. Federatat anëtare të UEFA-së obligohen të organizojnë seminare të tillë ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë.

Read Previous

Bislimi: Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon e as nuk merret me dinarin serb

Read Next

SHSKUK dhe ministria e Financave realizojnë vizitat sistematike në QKMP në Gjakovë