​FFK liron nga detyra Glihan, nis punën për “analizën e thellë”

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja ka falënderuar përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar. /KosovaPress/

Read Previous

​Shqetësime për Kosovën, Stoltenberg thotë se do ta shqyrtojnë propozimin e Ramës

Read Next

Shpëtohen 40 emigrantë pranë brigjeve të Lampeduzës