​ECDC: Mbi 70 përqind e evropianëve plotësisht të vaksinuar

Pothuaj 70.7 përqind e popullsisë së përgjithshme në Evropë kanë përfunduar procesin e plotë të vaksinimit kundër COVID dhe 66,3 përqind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Shkalla e vaksinimit ndryshon gjerësisht në të gjithë kontinentin: përqindjet më të larta të njerëzve që morën dozën e dytë janë vërejtur në Portugali (81.6 përqind), Irlandë (76.4 përqind), Danimarkë (76 përqind), Belgjikë (75.4 përqind) dhe Spanjë ( 74 përqind). Pas këtyre shteteve pason Italia me 73.3 përqind, raporton Top Channel.

Situata më e keqe është shënuar në Bullgari, ku mbulimi i plotë i vaksinimit është 25.6 përqind e popullsisë (27.2 përqind kanë marrë të paktën një dozë), e ndjekur nga Rumania, me 38.3 përqind të të vaksinuarve me dy doza.

Read Previous

Kosova prezantohet në panairin e turizmit në Izmir

Read Next

Kurti: Ushtria jonë e re, shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë