​COVID-19, në QKUK dhe spitale rajonale po trajtohen 39 pacientë

Bazuar në raportimet e datës 1 dhjetor nga klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 39 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar si COVID-19 dhe 27 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Read Previous

Sot hapet aplikimi për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë

Read Next

Nësër hyjnë përsëri në grevë të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë