​Abazoviq të premten do të përballet me votën e mosbesimit

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviq të premten do të përballet me votën e mosbesimit.

Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirru pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

/KosovaPress/

Read Previous

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë në Shqipëri

Read Next

​DASH: Kosova dhe Serbia të pranojnë kompromis