​8 vjet nga Harakiri i Daçiqit kundër shqiptarëve

“Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje), kishte deklaruar ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, më 22 prill 2013 në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS, duke treguar një urrejtje patologjike ndaj kombit shqiptarë.

Ish kryeministri serb kishte deklaruar gjithashtu edhe se :Hyrja në BE është interes kombëtar dhe shtetëror i Serbisë, “meqë ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mund të mbijetojmë vetëm – të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja – dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve”, .

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte deklaruar gjithashtu se me marrëveshjen për veriun e Kosovës, të arritur në Bruksel më 19 prill 2013, është garantuar siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në veri të Kosovës.

“Kemi marrë garancione nga NATO, se ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë kësi garancione. Ato na janë dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kurse e pranishme ka qenë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ata janë garantuesit e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq, për televizionin shtetëror serb, RTS.

Sipas tij, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë “në territorin e katër komunave”./KosovaPress/

Read Previous

Vuçiq pas takimit me Maas: Jemi të gatshëm për dialog, kërkojmë kompromis

Read Next

Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive