​24-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama: Sot është ditë historike për vendin

Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.

Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon lirinë sot.

“Sot është një ditë e madhe, historike për gjithë vendin, mirëpo për kryeqytetin veçanërisht, sepse me 11 qershor 24 vite më parë është çliruar kryeqyteti dhe sot jemi të lirë të jetojmë e të veprojmë ashtu si duam, duke falënderuar dëshmorëve e heronjve tanë”, ka thënë Rama, raporton kp.Reklama

Homazhe te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot në mëngjes ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

/telegrafi/

Read Previous

Heroi i Man Cityt, Rodri, është lojtari më unik në botën e futbollit

Read Next

Kurti s’e komenton draft-satutin e Ramës, falënderon Begajn për vizitën në Prizren