​12 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në Shqipëri

Sot bëhen 12 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në Shqipëri. Ai vizitoi Tiranën më 21 shtator 2014.

Kjo ishte vizita e parë e Papa Françeskut në një vend evropian jashtë Italisë, që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike.

Papa Françesku qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, ndërsa vlerësoi bashkëjetesën paqësore dhe harmoninë ndërfetare në Shqipëri.

Gjatë vizitës, ai u prit nga autoritetet më të larta shtetërore dhe mbajti një fjalim në Presidencë.

Më pas, Papa Françesku kremtoi meshën në sheshin “Nënë Tereza”, ku u prit nga dhjetëra mijëra qytetarë.

Vizita e tij në Shqipëri tërhoqi vëmendje të gjerë ndërkombëtare, ndërsa në qendër të mesazheve të tij ishte bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare.

Papa Françesku vdiq më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare. /KosovaPress/

Read Previous

Avdullah Hoti kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit pas aktgjykimit të Speciales

Read Next

Rama: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës pas vendimit të Speciales