Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ndeshjet e dyta çerekfinale në volejboll, në kuadër të play-off-it do të zhvillohen këtë vikend, aty ky synimi i skuadrave është kualifikimi në gjysmëfinale.
Të shtunën, në kuadër të play-off-it do të zhvillohet një përballje mes vajzave të Fushë Kosovës dhe Skenderajit, në “Palestrën e Re”, në Lipjan, nga ora 20:00.
Ndërkohë të dielën në planprogram janë dy përballje interesante të meshkujve ku në Suharekë, në palestrën e qytetit “13 Qershori”, do të ndeshen KV Golden Eagle Theranda kundër KV Drita, me fillim nga ora 12:00.
Përballja tjetër është ajo në mes të Skenderbeut dhe Lubotenit, e cila do të zhvillohet në “Palestrën e Re” në Lipjan, nga ora 20:00.
Këto përballje do të përcaktojnë gjysmëfinalistet që pastaj do të këkrojnë finalen e madhe. /KosovaPress/