​Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të automjeteve të transportit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar. /KosovaPress/

Read Previous

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë, veçanërisht në Gaza

Read Next

Liverpooli e kërkon yllin e Real Madridit, por merr një “JO” nga vetë lojtari