Propozimi i KE-së: Shqipëria dhe 8 vende kandidate drejt një tregu të përbashkët me BE-në
Erling Haaland ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj kompanisë norvegjeze Norwegian Air Shuttle ASA, pas përdorimit të imazhit të tij në një reklamë.
Në qendër të konfliktit është një fushatë publicitare e kompanisë, ku modeli karakteristik i flokëve të sulmuesit të Manchester Cityt u përdor në një fotomontazh me një avion. Reklama u publikua gjatë Kupës së Botës dhe shoqërohej me frazën: “Nuk jemi ndjerë kurrë më norvegjezë”.
Postimi tashmë është hequr nga rrjetet sociale të kompanisë, ndërsa Haaland ka vendosur ta çojë çështjen në gjykatë.
Futbollisti është identifikuar prej vitesh me bishtin e tij karakteristik, i cili është bërë pjesë e pamjes së tij si te Manchester City, ashtu edhe te kombëtarja norvegjeze. Megjithatë, ai e ndryshoi stilin e flokëve në fillim të këtij sezoni, shkruan Oranews, transmeton KosovaPress.
Nga ana tjetër, Norwegian Air Shuttle thotë se nuk e kishte parashikuar që publikimi do të përfundonte në një proces gjyqësor.
“Është e vështirë për ne të kuptojmë pse përfunduam në gjykatë. Si pothuajse të gjithë të tjerët në Norvegji, ne bëmë tifo për ekipin kombëtar gjatë verës. E bëmë këtë përmes disa postimeve spontane, të frymëzuara nga trendet në mediat sociale”, deklaroi zëdhënësja Catharina Solli.
Ajo shtoi se kompanisë i vjen keq që situata ka marrë këtë drejtim dhe shpreson që çështja të zgjidhet përmes dialogut.
Avokati i Haaland, Thomas Hagen, ka një qëndrim tjetër dhe pretendon se baza e padisë është e qartë.
“Ky rast ka të bëjë me përdorimin ilegal të tipareve dalluese të Haaland nga norvegjezët për të shitur bileta aeroplani gjatë finaleve të Kupës së Botës”, tha Hagen.
Haaland shënoi shtatë gola për Norvegjinë gjatë turneut, me kombëtaren që arriti deri në çerekfinale. /KosovaPress/