​Memli Krasniqi: Gjykata Speciale degradoi skajshëm

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që të bëhet çmos për te përmirësuar sipas tij gabimin e pafalshëm të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai tha se populli i ka shpallur të pafajshëm katërshen e UÇK-së.

Sipas tij, Gjykata Speciale në Hagë ka degraduar skajshem.

“Populli i Kosovës, çlirimtarët e vet i ka shpallur të pafajshëm, sepse e dinë që ata janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë. Prandaj, kjo gjykatë ka degraduar skajshëm, është jashtë asaj çka kemi besuar dhe ne do bëjmë çmos për ta përmirësuar gabimin e pafalshëm të cilin ata e kanë bërë dje”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka gjykatë të mund të dënojë krerët e UÇK-së.

“Ata janë ikonat e lirisë tonë dhe nuk ka gjykatë në botë që mundet t’i shpallë fajtorë për ato imagjinata të shfrenuara të cilat i kemi dëgjuar dje. Këto protesta, që janë edhe spontane, janë dëshmia më e mirë se ne të gjithë jemi me ta”, u shpreh Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në çdo protestë do të jetë i pranishëm. /KosovaPress/

Read Previous

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

Read Next

Ish-prokurori i Hagës: E paprecedentë përmendja e shtatë emrave në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së