​Kurti sërish kërkon kohë shtesë, eskalon situata në Kuvend

Është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Kjo pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti.

Pas kësaj, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë. /KosovaPress/

Read Previous

Arsenali do të transferojë yllin e Serie A për 140 milionë euro?