​Duhet unitet dhe përgjegjësi politike, Jakup Nura kërkon angazhim më të madh diplomatik për procesin në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar sot angazhim më të madh të diplomacisë së Kosovës në lidhje me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Në deklarimin e tij në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Nura theksoi nevojën për unitet, bashkim institucional dhe përgjegjësi politike, duke kërkuar që diplomacia kosovare të bashkëpunojë më ngushtë me atë shqiptare, raporton KosovaPress.

Nura tha se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë diplomatike për të informuar partnerët ndërkombëtarë mbi rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.

“Diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me diplomacinë shqiptare, duhet të jetë shumë më aktive dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ata që po gjykohen në Hagë nuk kanë nevojë për ne sa ka nevojë vetë Kosova. Kjo nuk është çështje vetëm e individëve që po përballen me procesin gjyqësor, por prek edhe vetë historinë tonë”, tha deputeti Nura. /KosovaPress/

Read Previous

Besnik Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve

Read Next

​Nagavci flet për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Pamjet nga takimi me bashkëshorten ishin të rënda