​Autobusi me ngjyrën rozë nga sot ofron shërbim të mamografisë falas

Autobusi i ngjyrosur rozë sot fillon qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas.

Nisja bëhet nga pritorja në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”./Botasot/

Read Previous

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh

Read Next

A do të ketë përfshirje të ShBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi?