Çeku: Artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura, faleminderit që po e promovoni shtetin

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore, derisa ka theksuar se koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie.

“Artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore. Koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka përgëzuar edhe udhëheqësit e korit, dirigjentin Memli Kelmendi – Composer/Conductor dhe gjithë ekipit të Siparantum për këtë arritje.

“Faleminderit që po e promovoni shtetin tuaj në mënyrë të shkëlqyeshme nëpër botë”, ka potencuar i Çeku.

Read Previous

​147 migrantë mbërrijnë në Lampedusa në zbarkimet e para të vitit 2024

Read Next

Dr. Brovina: Sot kemi një trajtim ofanziv të infarktit akut