Zvicër: U paraqit si police dhe ia mori 66 vjeçares 34 mijë franga

Në Zvicër një grua ishte paraqitur si police duke arritur t’i merrte 34 mijë franga (32 mijë euro), një gruaje tjetër.

Konkretisht rasti ka ndodhur në St.Gallen.

Mashtruesja i ka telefonuar 66 vjeçares, të enjten e 6 janarit duke i thënë asaj se ishin arrestuar dy burra të cilët kishin me vete një fletore me emrin e gruas dhe vendbanimin.

Ajo i tha të moshuarës se tani ishte e rëndësishme që ajo të dorëzonte në polici të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe në bankë.

66 vjeçarja e dëgjoi dhe ia plotësoi asaj kërkesën duke futur mbi 34 mijë franga në një zarf.

Policia e Kantonit të St.Gallen njofton se raste të tilla ka goxha shumë të cilët po ndodhin kohëve të fundit, shkruan Tagblatt.ch.

/KlanKosova/

Read Previous

Franca gjobit Google dhe Facebook

Read Next

Mërgimtarët kontribues në shumë forma, dhurues aktiv të gjakut