“Është e nevojshme t’i jepet fund agresionit rus këtë vit dhe të mos vonohet asnjë nga ato mundësi mbrojtëse që mund të përshpejtojnë humbjen e shtetit terrorist”.
Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa i është drejtuar kombit tij me një fjalim, të kthyer tashmë në traditë çdo mbrëmje.
Ai u shpreh se vendimi i Francës për të dërguar tanke në Ukrainë dërgoi një “sinjal të qartë” për partnerët e tjerë përpara samitit të ardhshëm Ramstein.
Kjo në përpjekje për të furnizuar Ukrainën me tanke të dizajnuara nga perëndimi dhe për të ndihmuar në mposhtjen e Rusisë.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh që Perëndimi t’i sigurojë tanke.
Gjermania ka hezituar, duke argumentuar se asnjë vend tjetër perëndimor nuk ishte i gatshëm të dërgonte tanke të dizajnuara nga perëndimi.
Franca u bë vendi i parë që mori një vendim të tillë.
Zelensky falënderoi gjithashtu Danimarkën për mbështetjen e Ukrainës dhe Rumanisë për bashkëpunimin e saj në nivelet politike, të mbrojtjes dhe ekonomike pasi bisedoi në telefon me liderët e të dy vendeve. /Albanianpost.com