Vritet i dyshuari, pamje që tregojnë panikun e krijuar nga të shtënat me armë që lanë disa të vdekur në qendër të Pragës

Policia çeke ka raportuar për të shtëna armësh në sheshin Jan Palach të Pragës rreth orës 15:00 dhe konfirmoi vdekje dhe lëndime të shumta.

Përveç kësaj, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka konfirmuar se vrasësi ka vdekur.

“Autori është eliminuar. E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vendngjarje”, tha policia.

Policia ka mbyllur të gjithë sheshin dhe zonën përreth. Trafiku është devijuar dhe policia ka këshilluar publikun që të qëndrojë larg zonës – mundësisht në shtëpi.

Stacioni i metrosë Staroměstská është mbyllur për shkak të ndërhyrjes së policisë.ht

Oficerët e policisë të pranishëm në stacion nuk po i lënë njerëzit të dalin në rrugë.

Raportet sugjerojnë se të shtënat kanë ndodhur në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles.

/Telegrafi/

Read Previous

​Për herë të parë në Kosovë nis shërbimi i sedacionit inhalator në Stomatologji

Read Next

Gazetari italian viziton Gjakovën pas 24 viteve, kujton 13 qershorin e vitit 1999