Tregu i Rogovës ofron llojllojshmëri të gjësendeve

Llojlojshmëria e gjësendeve dhe prodhimeve vendore e karakterizojnë tregun i cili gjendet në Rogovë të Hasit. Interesimi i qytetarëve duket të jetë mjaft i madh. Ndërkaq tregtarët që takuam këtu treguan se janë të kënaqur me punën që zhvillojnë dhe shitjet që bëjnë ditën e premtë që njihet edhe dita e tregut në këtë vend.

Blerësit të cilët e vizitojnë çdo javë këtë treg u shprehen të kënaqur nga gjithë produktet që gjejnë këtu.

Dikush prej tyre thotë se ka 25 vite që e viziton këtë treg e tani gjendja këtu po i pëlqen më shumë, tregu tani ka më shumë çka t’i ofrojë.

Ky treg ofron pothuajse cdo gjë. Sadik Alija i punon vet të gjitha këto punime druri ai ka vite që ato I ekspozon këtë hapësirë dhe interesimi për to vazhdon të jetë ende.

Secili prej tregtarëve kishin zgjedhur biznesin e tij, disa kishin ardhur që të shesin punime nga druri disa perime vendore e disa prej tyre  bënin edhe shitjen e gjedheve.     

Fluksi i qytetarëve vazhdoi deri në orët e pasdites duke krijuar kështu një mundësi të mirë si për tregtarët ashtu edhe për blerësit të cilit ishin nga vende të ndryshme kë Kosovës.

Read Previous

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet deklaratën e QUINT-it për referendumin e Serbisë në Kosovë

Read Next

Themelorja në Gjakovë refuzon kërkesën për rishikim të procedurës penale në rastin e Trim Vokshit