Themelorja në Gjakovë refuzon kërkesën për rishikim të procedurës penale në rastin e Trim Vokshit

Trim Vokshi, nga Gjakova, është i dënuar më tre vjet burgim e gjashtë muaj, për shkak se është fajësuar për një tentim grabitje. Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e të dënuarit Trim Vokshi për rishikim të procedurës penale pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ankesën e mbrojtjes e shpalli të bazuar. Nëna e Trimit është ajo që vazhdimisht po kërkon drejtësi, pasi që sipas saj gjykata nuk është thirrur asnjëherë në fakte.

Avokati mbrojtës i Trimit, Arbër Guta thotë se fillimisht kanë parashtruar kërkesë për rishikimin e procedurës penale por që kjo është hedhur  poshtë nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Pastaj është vazhduar  me ankesë në Gjykatën e Apelit e cila e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka kërkuar që lënda të kthehet në rivendosje.

Sipas Gutës ekspertiza nuk është bërë në asnjë fazë të mëparshme ndonëse një gjë e tillë është obligative.

Përmes shkresës elektronike ne i jemi drejtuar Gjykatës Themelore në Gjakovë me kërkesën që të informohemi se pse kjo gjykatë e ka hedhur poshtë kërkesën e të dënuarit Trim Vokshi për rishikim të procedurës penale pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ankesën e mbrojtjes e shpalli të bazuar, dhe pse nuk është bërë një ekspertizë e mëhershme lidhur me rastin e Trim Vokshit, por deri në momentin që po transmetohet kjo kronike nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Read Previous

Tregu i Rogovës ofron llojllojshmëri të gjësendeve

Read Next

Njerëzit po i përdorin automjetet e tyre Tesla për “nxjerrjen” e kriptovalutave