Të shtëna me armë zjarri natën, dy të plagosur e tre të arrestuar, çka dihet deri më tani?

Mbrëmë në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Për rastin u arrestuan tre të dyshuar, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, nga Policia e Kosovës thanë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thanë nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare kanë  konfirmuar  se pas trajtimit, të plagosurit janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi. /Reporteri.net/

Read Previous

Sa shpenzojnë anëtarët e NATO-s?

Read Next

​Tri ndeshje interesante sot në Superligë