Të shtëna me armë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

Siç raporton Top-Channel ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është 54-vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.

Sipas raportimit, viktima ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët./TCH/

Read Previous

Izmaku: Fotografitë që i bëra secilës kufomë të anëtarëve të familjes Jashari përfunduan në kampin e KFOR-it francez

Read Next

Ligji për lojërat e fatit sot sërish para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut