Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me dy ndeshje

Sot rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll, me dy ndeshje tepër interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 5-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes dy skuadrave të cilat janë inkuadruar në Superligë, mes Ferizajit dhe FC Suharekës.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/

Read Previous

SHBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Read Next

Festivali i Marubit, nga e hëna 41 filma për 5 ditë radhazi