Specializantët kërkojnë takim me Ministrin e Shëndetësisë, thonë se nuk u janë plotësuar kërkesat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht. Ata disa herë kishin protestuar duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj. Për njërin nga përfaqësuesit e kësaj kategorie, Sami Pnishi ky vendim nuk është i kënaqshëm. Ai përmes telefonit tregoi për pakënaqësistë  që kanë.

Pnishi thotë se deri më tani nuk ka progres në disa prej pikave që ata kanë paraqitur, përfshirë këtu pagesën e kujdestarisë dhe kthimi i specializantëve me vetfinancim në të rregullt.

Specializantët vlerësojnë që vendimi për të paguar specializantët deri në muajin gusht nuk është trajtim i barabartë për të gjithë specializantët pasi që përjashton ata nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që nuk marrin subvencione, andaj ata konsiderojnë që të gjithë specializantët duhet të kalojnë në të rregullt.

Read Previous

Lajme në pak minuta se çfarë po ndodh në botë

Read Next

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet deklaratën e QUINT-it për referendumin e Serbisë në Kosovë