Shtëpia e Bardhë hap zyrën për t’iu përgjigjur pandemive të reja të mundshme

Shtëpia e Bardhë ka hapur një zyrë që do të përgatitet dhe do t’i përgjigjet pandemive të reja të mundshme dhe do të drejtohet nga kirurgu i ushtrisë Paul Friedrichs, një gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA, i cili ndihmoi në përgjigjen e Pentagonit ndaj Covid-it, raportoi Reuters.

Zyra do të jetë e pajisur me teknologjinë më të fundit për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe patogjenëve biologjikë të njohur dhe të panjohur.

Biden njoftoi se Friedrichs do të jetë drejtor i zyrës.

Friedrichs është aktualisht Asistent Special i Presidentit dhe Drejtor i Agjencisë Globale të Sigurisë Shëndetësore dhe Mbrojtjes Biologjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë pritet të reduktojë ekipin e saj të reagimit ndaj Covid pasi qeveria amerikane përfundoi gjendjen e saj të jashtëzakonshme në maj.

Në shtator të vitit të kaluar, Biden tha se ai beson se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në SHBA.

/euronews/

Read Previous

Vala e të nxehtit në SHBA mori 18 jetë, temperaturat ekstreme vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Read Next

Kosova po vazhdon përgatitjet para udhëtimit në Danimarkë