Rivaldo: Mungesa e Rodrygo-s nga lista e Topit të Artë është e gabuar

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo, nga lista e kandidatëve për Topin e Artë. Trofeu do të jepet më 28 tetor në Theatre du Chatelet në Paris, Francë. Të nominuarit për këtë vit përfshijnë sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, dhe Rodri të Manchester Cityt, që janë në krye të garës.

Megjithatë, shumë ekspertë dhe tifozë e kanë konsideruar mungesën e Rodrygo si një lëshim të dukshëm në listë, një çështje që është diskutuar shumë ditët e fundit. Braziliani kishte një sezon të jashtëzakonshëm me Los Blancos, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë nëntë asiste në 51 ndeshje.

Ai luajti një rol kyç në fitoret e gjigantëve spanjollë në La Liga, Champions League dhe Superkupën e Spanjës. Duke folur së fundmi, siç citohet nga Madrid Xtra, Rivaldo theksoi se mungesa e bashkatdhetarit të tij nga lista e kandidatëve është e vështirë për t’u kuptuar. “Cili është kriteri i Topit të Artë nëse dikush si Rodrygo nuk është i nominuar? Është e vështirë ta kuptosh këtë. Rodrygo është një kandidat i mundshëm për Topin e Artë. Është padrejtësi që ai nuk është nominuar,” tha Rivaldo. /Telesport.al/

Read Previous

Transportuan ilegalisht 300 insekte endemike, dy persona gjobiten me 200 mijë dollarë

Read Next

Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë