Raporti i “Space Track”: Objekti i çuditshëm mbi Kosovë ishte satelit i pakontrolluar

Një satelit jofunksional është futur në mënyrë të pakontrolluar të atmosferë mbrëmjen e së dielës (25 gusht), duke kaluar edhe në qiellin e Kosovës, thuhet në një raport të “Space Track”.

Kjo platformë që ofron të dhëna dhe informacione mbi vendndodhjen e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, ka njoftuar se sateliti i kompanisë Starlink, është nisur më 29 janar të 2020-s dhe ka kaluar edhe nëpër hapësirën e Ballkanit.

Ai ka përshkruar edhe shtete të tjera.

“Objekti që u pa sonte mbi Rumani ishte një satelit jofunksional Starlink, që rihyri në atmosferë në mënyrë të pakontrolluar (Starlink-1196, NORAD ID 45103, i lëshuar më 29 janar 2020. Mbetjet orbitale…janë raportuar ngjashëm edhe në Rumani, Bullgari, Serbi, Kosovë”, thuhet edhe në njoftimin e fizikanit Claudiu Tanaseli.

Në internet janë publikuar filmime të momentit kur ky objekt i çuditshëm lëvizte me shpejtësi. /Koha.net/

Read Previous

Trajneri i Ipswich beson në transferimin e Brojës

Read Next

Udhëheqësi suprem i Iranit hap dyert për negociata me SHBA-në mbi programin bërthamor