Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të hapë një faqe të re në historinë e Shqipërisë.
Ai tha se porti i vjetër në mes të qytetit ishte një plagë mjedisore.
Këtë, ai e artikuloi gjatë një konference, në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në këtë zonë.
“Projektet e mëdha nisin kur fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave i krijimit të grupit të nevojshëm i ekspertëve, i projektimit. Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limitet”, theksoi Rama.
Sipas kryeministrit, shqiptarët kanë jetuar nën zgjedha, që kanë ardhur si rezultat i të tjerëve për ta. Por, për herë të parë, shqiptarët po jetojnë gjatë këtyre 30 vjetëve me zgjedhjet e tyre, edhe pse nga zgjedhjet, te zgjidhjet, e gjitha është një histori më vete.
“E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në mes të qytetit. Porti është një plagë mjedisore, një plagë fizike. Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu me një tipologji me përmasa të reja, është hapja e një kapitulli të ri në historinë tonë kombëtare”, vijoi më tej kreu i Qeverisë.
Teksa, përforcoi se y projekt, ka një garanci shumë të madhe.
“Garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota. Është një kompani e krijuar në vitin 1881 nga dy ‘gentlemen’ holandezë, të cilët kanë bashkuar emrat e tyre në emrin Royal Haskoning”. /Albanianpost.com