Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Francë me rastin e 80 vjetorit te zbarkimit të forcave aleate në tokën Francës e ku mikpritës i tij do të jetë presidenti francez Emanuel Macro.

Kryeministri i Francës Gabriel Attal e ka mirëpritur presidentin amerikan në aeroport.

Presidenti amerikan, të enjten e 6 qershorit do të shkojë në Normandi për të marrë pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate.

Presidenti amerikan Biden është paraparë të takohet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski në Normandi por edhe njëherë tjetër gjatë takimit të G-7 që do të mbahet në Itali javën tjetër.

Vizita e presidentit amerikan po ndodhë në një moment kritik derisa po zhvillohet lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, dhe në kohën kur kjo e fundit ka nisur t’i përdorë, për here të parë, armët e perëndimit për të goditur objektivat brenda Rusisë./rtklive

Read Previous

Formacionet zyrtare, Norvegji – Kosovë: Foda me disa ndryshime

Read Next

Polonia rikthen zonën asnjanëse në kufi me Bjellorusinë