Përfaqësues të Listës Serbe vijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së

Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë ku pritet të kenë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, takimi mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, pjesë e Listës Serbe janë kryetari Zlatan Elek, nënkryetari Dragisha Miloviq dhe Igor Simiq.

Mediumi serb thotë se takimi vjen pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/

Read Previous

Selektori Tovërlani publikon listën e Kosovës U21

Read Next

Aksioni në veri, Mustafa: Po mbyllet cikli i involvimit të Serbisë në Kosovë