Osmani: Kosova dhe Polonia kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit

Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kosova dhe Polonia duke vendosur marrëdhënie konsullore kanë hyrë në kapitull të ri të bashkëpunimit.

Polonia pritet të hap konsullatë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë, ku thuhej se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës përmes një marrëveshjeje kanë vendosur të hyjnë në marrëdhënie konsullore.

Sipas Osmanit një vendim i tillë është ngrohtësisht i mirëseardhur.

“Marrëveshja është një dëshmi e forcës së partneritet tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social në Twitter.

Nga Polonia, është theksuar se vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. /Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëri, pezullohet dhe për nëntorin rritja e çmimit të energjisë për mbi 800 kWh

Read Next

Lëndohet Sadio Mane, humbet Kupën e Botës