Ødegaard po shkëlqen te Arsenali, Real Madridi nuk ka asnjë klauzolë rikthimi për norvegjezin

ORLANDO, FL – JULY 20: Martin Ødegaard (8) of Arsenal adjusts his captains armband during a game between Arsenal FC and Orlando City at Exploria Stadium on July 20, 2022 in Orlando, Florida. (Photo by Trevor Ruszkowski/ISI Photos/Getty Images)

Kontrata e Martin Odegaard me Arsenalin nuk përfshin një klauzolë rikthimi te Real Madridi.

Kështu thotë eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, që ka ofruar detaje në lidhje me marrëveshjen.

Raportimet sugjeruan se Los Blancos kanë refuzuar fillimisht lojtarin e Arsenalit.

Megjithatë, Fabrizio Romano: “Real Madrid nuk ka asnjë klauzolë kthimi për Martin Odegaard. Ai është i dashuruar me projektin e Arsenalit”.

“#AFC ishte kryevepra e drejtorit të klubit Edu në vitin 2021. Real Madridi nuk donte ta shiste Martinin në qershor/korrik, Arsenali priste, derisa të merrte dritën jeshile për më pak se 40 milionë euro”, ka vazhduar Romano.

Odegaard tani është edhe kapiten i Arsenalit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadër dhe largimi i tij nga The Gunners nuk pritet të ndodhë edhe kërdisa vite. /Telegrafi/

Read Previous

Së shpejti caktohet lokacioni për burgun e ri, parashihet mbyllja e dy qendrave të paraburgimit, në Pejë dhe Prizren

Read Next

103 vjet nga lindja e Anton Çettës