Një grua u gjet pa shenja jete në autostradë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës njofton se janë duke hetuar vdekjen e një shtetaseje të huaj, e cila u gjet pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Sipas policisë, viktima është gjetur nga patrulla policore gjatë patrullimit në këtë autostradë.

“Autostrada “Arbër Xhaferi’’ / 21.02.2024-20:00. Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të një viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /KosovaPress/

Read Previous

ASK: Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

Read Next

​Gërvalla: Informimi i drejtë, domosdoshmëri ndaj propagandës agresive serbe ndaj Kosovës