Në këto vende sot do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 5 orë

KEDS ka njoftuar se në disa vendbanime do të ketë sot ndërprerje të rrymës si pasojë e “punimeve të domosdoshme” në rrjet.

Si pasojë e këtyre punimeve, disa vendbanime do të mbesin pa rrymë deri në pesë orë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Silosi II (kodi: 82081002) prej orës 11:30 deri në ora 14:30

Vendet: 2 konsumatorë komercial – biznese – Xërxe

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, Ndërrimi ndërprerësit te fuqisë

2.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ratkoci (kodi: 82081006) prej orës 14:30 deri në ora 17:30

Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxe (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, Ndërrimi ndërprerësit te fuqisë

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 10kV Gjakova II do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS 340 (kodi: 81000116362) nga ora 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: Qendra e qytetit.

Arsyeja: punët qe duhet te kryhen sipas PEE dhe Projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Read Previous

​Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt

Read Next

Kamberi: Preshevës i duhet udhëheqësi që kritikat i ka ndaj Beogradit, jo ndaj Prishtinës dhe Tiranës