NBA/ Boston dhe Minnesota vazhdojnë dominimin

Shumë konfirmime, por edhe një suprizë në mbrëmjen e fundit të NBA.

Kryesuesit e të dyja Konferencave nuk zhgënjyen pritshëmeritë, duke nisur nga Boston, që dha një tjetër shfaqe të forcës në këtë sezon të basketbollit.

Celtics vazhdojnë dominimin në Lindje, duke kaluar edhe transfertën e Bruklin me tetë pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm, 110-118.

Edhe një herë, njeriu i triumfit për Boston ishte Jason Tatum, në rolin e “MVP” të ndeshjes me dy shifra dopjo 41 pikë dhe 14 topa të kapiur në tabelë. I njëjti diskutim edhe në Konferencën e Lindjes, ku Minesota dhe Oklahoma vijuan garën në distancë për vendin e parë të renditjes.

Edhe pas mbrëmjes së fundit kreu mbetet pronë e “Timberwolfs”që fituan në transfertën e Portlend me rezultatin 109-121. Protagonist absolut ishte Antoine Edwards, që shënoi 41 pikë në triumfin e skuadrës së tij.

Ruan ritmin edhe Oklahoma, që gjithashtu në transfertë mundi 113-127 Orlando. Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Jalen Williams me 33 pikë, ndërsa me këtë sukses “Thunder” shtojnë presionin për kryesuesit në Konferencën e Perëndimit.

Rezultati më surprizues në mbrëmjen e fundit të NBA erdhi nga Milwaukee. Bucks u dorëzuan pa kushte në shtëpinë e tyre, duke u mundur me rezultatin e thellë 97-123 nga Miami. Atentokoumpo bën cfarë mundet për të evituar humbjen e vendasve me 23 pikë, 11 topa në tabelë dhe 8 asist, por pa rezultat.

Në ndeshjet e tjera, fitore të rëndësishme siguruan Los Angeles Lakers dhe Phoenix. /h.ll/abcnews.al

Read Previous

Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse

Read Next

Gjykata e Lartë e Spanjës dënon Mourinho, portugezi duhet të paguajë një shifër të majme