Nagavci: Të gjithë fëmijët në Kosovë të kenë çasje në edukim e arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një postim të publikuar kohë më parë kishte shkruar që do t’u ofrohet mbështetje secilit fëmijë që ka nevojë dhe asnjëri nga ta nuk do të mbetet jashtë shkollës. Ndërkaq lidhur me këtë planifikim të Qeverisë ministrja Nagavci, ka thënë se arsimi është një e drejtë e garantuar me konventa e ligje për të gjithë fëmijët pa dallim dhe ne “Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët në Kosovë të kenë çasje në edukim e arsim”.

Ndërkaq Nagavci ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të sigurohen për themelimin/funksionalizimin e ekipeve vlerësuese pegadogjike për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Lidhur me këtë ne kemi pyetur Drejtorinë e Arsimit në komunën e Gjakovës se si qëndron situata këtu.
Udhëheqës i sektorit të arsimit në Gjakovë Zymber Berisha përmes telefonit ka thënë  se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është duke punuar që personave me nevoja të veqanta të ja krijojë kushtet për gjithpërfshirje në arsim.

Nga komuna e Gjakovës janë 5 mësimdhënëse mbështetëse që pritet në shtator të vitit të ardhshëm të diplomohen dhe të gjitha do të punësohen, pasi që ka mungesë të të kualifikuarve në këtë drejtim.

Read Previous

Sot është hapur “Panairi për Orientim në Karrierë” për nxënësit e shkollave profesionale në Gjakovë

Read Next

Komuna e Gjakovës dhe VoRAE finalizojnë projektin e ndërtimit të disa shtëpive në paralagjen Brekoc