Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

FOTO | VALON NIXHA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Të dielën po ashtu do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen mes 9-11 gradë celsius, e maksimalet mes 25-27 gradë celsius. /Klankosova.tv

Read Previous

Për gjashtë muaj 1 268 raste të dhunës në familje – RrGK vlerëson se dënimet janë të ulëta, ligjet s’po zbatohen

Read Next

Rritet në 67 numri i të vdekurve nga zjarr në Maui të Hawaii