Ministrin i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin rreth orës 11:00, më pas do të mbajnë konferencë për media.
Lipavsky do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani nga ora 12:00, si dhe me kryeministrin Albin Kurti, nga ora 14:15.
Lipavsky, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Çeke, ka deklaruar se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, i cili ka nevojë për liberalizim të vizave.
“Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për të shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavsky.
/KlanKosova/