Milani mendon transferimin e Alvaro Moratas

Alvaro Morata mund të rikthehet në Itali për herë të tretë, por kësaj radhe jo te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madridin dhe përkundër që ka ofertën për rinovimin në tavolinë, ai nuk e ka pranuar deri më tani.

Milani është duke monitoruar situatën e sulmuesit dhe është gati për të bërë një ofertë në verë për ta transferuar atë në ‘San Siro’.

Kampioni në fuqi i Italisë ka në radhët e veta sulmuesit veteran si Giroud e Ibrahimovic, por që të dy po kanë probleme me lëndimet.

Morata shihet si zgjidhja e problemeve në fazën e sulmit dhe Maldini ka kontaktuar tanimë drejtuesit e klubit madrilen për Moratan.

30-vjeçari mund të lihet i lirë nga Atletico Madrid për shumën e 25 milionë eurove, duke marrë parasysh se ka vetëm edhe një vit kontratë dhe klubi spanjoll nuk do të rrezikoj për t’i ikur i lirë Morata në vitin 2024.

Por përveç Milanit interesim për të ka shprehur edhe gjiganti anglez Manchester United. /Telegrafi/

Read Previous

126 vjet nga botimi i revistës “Albania”, tribunë e mendimit shqiptar

Read Next

Tuchel prezantohet te Bayerni: Është nder i madh që jam trajner i këtij ekipi